Shtrëngimi i masave ka shtuar dukshëm interesimin e qytetarëve për vaksinim

Interesim i lartë i qytetarëve për vaksinim. Turma njerëzish bë të gjitha pikat e vaksinimit. Nga sot në Shkup janë hapur edhe katër pika vaksinimi, në Poliklinikën e Bit Pazarit, në Draçevë, Gjorçe Petrov dhe Hasan Beg.
“Duhej moti të hapej sepse nuk mundeshim ne të shkonim në poliklinikat tjera sepse bëheshin tollovi”
“Sot u hap punkti në Poliklinikën Çento për vaksinim anti-kovid. Deri në mesditë janë dhënë 120 vaksina si doza e para ashtu dhe e dyta, që këta të fundit kanë marrë dozën e parë në Qendrën Boris Trakovski”
Edhe në qytetin e Kumanovës, fluks i shtuar i qytetarëve për vaksinim në tre ditët e fundit. Autoritetet thonë se pritjet nuk janë më shumë se 10 minuta dhe se vaksina ka nga të gjitha llojet.
“Është rritur interesimi i qytetarëve për të marr vaksinën dhe mund të themi se nga fillimi i javës mbi 2 mijë persona kanë ardhur për të marr dozën e parë të vaksinës. Orari i punës në punktin tonë është nga 8 i mëngjesit deri në ora 16:00, njëkohësisht funksionojnë 10 pika me nga dy infermiere”- deklaroi Monaliza Mehmeti, Mjeke në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.
Qytetarët nuk hezitojnë të tregojnë se vaksina është shpresa e tyre për tu mbrojtur nga virusi korona. Madje të gjitha moshat prisnin radhën dhe përparësi kishin personat në nevojë.
“Secili duhet të merr për siguri personale të imunizohet, kjo është porosia ime!”
“Si duket e patëm patjetër të marrim vaksinën prandaj erdha. Kam qenë edhe më herët kam pritur dy-tri herë por me kthyen për disa arsye banale.”
Disa të rinj thonë se deri më tani kanë hezituar të vaksinohen madje nuk kanë tentuar asnjëherë të bëjnë termin.
“Zgjidhja më e mirë për tejkalimin e virusit është imunizimi, iu bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen të tejkalojmë këtë pandemi dhe situatë të jashtëzakonshme sepse është zgjidhja e vetme që na duhet.”
“Vet desha të vaksinohem për shkak të ruajtjes së shëndetit tonë. Nuk kam pasur kohë më parë.”
“Jemi në depon e vaksinave në të cilën janë të deponuara tri lloje të dozave dhe nga interesimi i madh i qytetarëve po shihet se këtu janë duke u shpenzuar me qindra apo gati me mijëra doza brenda ditës.”
“Deri më tani kemi vaksinuar 33 mijë persona me dozën e parë, prej tyre 29 mijë kanë marrë dozën e dytë. Për të rinjtë aplikojmë llojin Pfizer&BioNtech ndërsa për ata mbi moshën 60 vjeçe Astra&Zeneca.”- pohoi Valdrin Miftari, Personel nga Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë.
Nga Ministria Shëndetësisë njoftojnë se të gjithë qytetarët e interesuar pa termin do të marrin vaksinat që ata dëshirojnë. Në 24 orët e fundit janë vaksinuar afër 15 mijë qytetarë, prej të cilëve dozën e parë e morën 8,202 persona. Numri i përgjithshëm i vaksinave në vend iu është afruar 1 milionëshit, gjysma prej të cilëve janë të rivaksinuar.
Adnan Qaili