Shtresa mbrojtëse e ozonit e Tokës ‘në rrugën e duhur’ do të rikuperohet deri në vitin 2066, sipas OKB-së

Raportet sugjeruan fillimisht një vrimë në shtresën e ozonit në vitin 1985. Tani, shkencëtarët kanë sugjeruar se rikuperimi i plotë është i mundur nëse masat si Protokolli i Montrealit i 1989-ës qëndrojnë në fuqi.

Shtresa mbrojtëse e ozonit e Tokës është “në rrugën e duhur” për t’u rikuperuar plotësisht, sipas një vlerësimi të ri të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

Një vlerësim shkencor, zbuloi se rreth vitit 2066, mbi Antarktik, deri në vitin 2045 mbi Arktikun dhe deri në vitin 2040 për pjesën tjetër të botës, nivelet duhet të kthehen në atë që ishin në vitet 1980.

Paul Newman, bashkë-kryetar i vlerësimit shkencor, tha: “Në stratosferën e sipërme dhe në vrimën e ozonit ne shohim se gjërat po përmirësohen.”

Ndërsa Meg Seki, sekretarja ekzekutive e sekretariatit të ozonit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, shtoi se raporti jep “lajme fantastike”.

Shkencëtarët dhe avokatët e mjedisit kanë kontribuar në këto përpjekje të fundit në suksesin e vazhdueshëm të Protokollit të Montrealit të vitit 1989, i cili ndaloi 99% substancat që shkatërrojnë ozonin.

Pasi hynë në fuqi për herë të parë pasi shkencëtarët ngritën alarmin për një “vrimë” në shtresën e ozonit të Tokës, kimikatet që u zbuluan se varfëronin shtresën e sipërme stratosferike u ndaluan.

Z. Newman vazhdoi të shpjegoi se dy kimikatet kryesore që “përtypin” ozonin – bromi dhe klori – kanë “ndaluar së rrituri” dhe nivelet po “ulen”, një tjetër dëshmi për efektivitetin e Protokollit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button