Shtyhet fillimi i gjysmë vjetorit të dytë, mësimi fillon më 1 shkurt

Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që shkollat të fillojnë me 20 janar, Alsat nga burimet e veta mëson se gjysmë vjetorit i dytë fillon me 1 Shkurt.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse gjatë ditës së sotme rekomandoi që nxënësit të ju rikthehen bankave shkollore, pa mos e shtyrë afatin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Anëtarët e Komisionit  vlerësuan se situata epidemiologjike është e qetë dhe se moshat shkollore nuk janë të rrezikuara për përhapje edhe më të madhe të virusit.

Ekspertët vlerësuan se kurdo që të filloj gjysmë vjetori i dytë të fillojë me prezencë fizike, dhe maska tek nxënësit të mos jetë më e detyruar por me vullnet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button