Gjyqi për Rade Trajkovski- Shtekli dhe nëntë persona të tjerë të akuzuar për tregti të paligjshëm të drogës është shtyrë për më 9 tetor me kërkesë të avokatit mbrojtës.
Para gjykimit, Shtekli është rrëzuar në sallë kurse një punonjës mjekësor njoftoi se ka pasur lloj sulmi epileptik, por refuzoi të trajtohet.
Pas kësaj, gjykatësi tha se meqenëse Shtekli refuzon trajtimin, kjo do të thotë se ai e pengon gjykimin dhe se do të zhvendoset në sallë tjetër por seanca do të vazhdojë.
Megjithatë, avokati i tij tha se pas këtij incidenti ai nuk ka përqendrim dhe kërkoi që seanca të shtyhet.
Në seancën e ardhshme, pritet të vazhdojë ekspertët për të përcaktuar nëse Shtekli është i aftë të ndjekë fizikisht gjykimin kundër tij apo jo. / Alsat.mk








