Shtyhet nisja e raketës së fuqishme të NASA-s

Shtyhet nisja e raketës së fuqishme të NASA-s

Problemet teknike kanë shtyrë nisjen e raketës së fuqishme të NASË-s, Space Launch System, që përbën bazën e projektit Artemis, qëllimi i të cilit është nisja e një epoke të re eksplorimi të satelitit të vetëm natyror të Tokës.

Më shumë se 50 vjet pas misionit të fundit Apollo, agjencia amerikane e hapësirës po planifikon të dërgojë sërish njerëz në sipërfaqen e Hënës pas një mungese.

Raketa po pritej të nisej nga qendra hapësinore Kennedy me detyrën të lëshonte një kapsulë prove, të quajtur Orion. Anija kozmike synon që të rrotullohet rreth Hënës në një hark të madh dhe pas gjashtë javësh do të kthehet në Tokë dhe pritet të zbresë në Oqeanin Paqësor.

Por gjatë përgatitjeve për lëshimin e raketës është diktuar rrjedhje karburanti dhe krisje në strukturë. Data tjetër e nisjes së raketës mund të jetë 2 shtatori, por ekipi i NASA-s do të vlerësojë se cila do të jetë koha më e përshtatshme për nisjen e raketës.

LEXO EDHE:

Back to top button