Shtyhet seanca për Erion Veliajn, dyshohet për korrupsion
Shtyhet seanca për Erion Veliajn, dyshohet për korrupsion

Seancën verifikuese ndaj kryetarit të TIranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash. Seanca u shty për orën 13:30 pasi avokatët kërkuan të njihen me dosjen. Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Trupi gjykues ka shpjeguar se duke u bazuar në funksionin që kryen Veliaj dhe duke marrë për bazë veprimet e tij të mëparshme, përfshi indimitimin e hetuesve dhe tentativat për të ndikuar tek dëshmitarët është marrë vendim që Veliaj që qëndron në arrest me burg si masa më e sigurt në këtë fazë të hetimit. /alsat.mk