Shuhet zjarri në Cërniçe, shkaktohen vetëm dëme materiale

Me 5 makina dhe 15 zjarrfikës është intervenuar në shuarjen e zjarrit që sot rreth orës 13:00 shpërtheu në lagjen Cërniçe të Shkupit. Sipas informatave të Alsat bëhet fjalë për një objekt banimi (shtëpi). Intervenimi i zjarrfikësve parandaloi përhapjen e zjarrit edhe në objektet tjera përreth. Nuk raportohet për viktima apo të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button