Shumë lojtarë me valixhet gati, 3 futbollist janë të “paprekshëm”

Barcelona po përgatitet edhe për sezonin e ardhshëm, teksa klubi ka gati një listë me emrat e lojtarëve që do të largohen. Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas duhet të ulë buxhetin e rrogave me rreth 200 milionë euro, çka do të thotë se shumë futbollistë do të largohen.

Gjithsesi, trajneri Çavi i ka bërë me dije klubit se 3 lojtarë janë të paprekshëm dhe do të jenë në “Camp Nou” edhe sezonin e ardhshëm. Ata janë Araujo, Pedri dhe De Jong, që për trajneri Çavi janë të pashitshëm, duke qenë lider në fushën e lojës.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, këta 3 futbollistë nuk janë në listën e lojtarëve që do të largohen. Barcelona ka nevojë të ulë kostot e shpenzimeve, ndaj shumë lojtarë janë me valixhet gati.

LEXO EDHE:

Back to top button