Shumë plazhe në Ohër pa shpëtimtar

Shumë plazhe në Ohër pa shpëtimtar

Gazetar: Miki Trajkovski

Një pjesë e madhe e plazheve përgjatë liqenit të Ohrit do të mbeten pa roje plazhi edhe këtë verë. Shumë prej tyre janë të parregulluara, pasi askush nuk i menaxhon, në pjesën tjetër të plazheve, koncesionarët do ta anashkalojnë edhe një herë detyrimin ligjor për të punësuar roje shpëtimi. Aty ku ka shpëtimtarë, do të punësohen nga 1 korriku.

“Situata është e mjerueshme sa i përket plazheve të parregulluara, sa u përket plehrave dhe njerëzve që janë kryesisht të rinj, që sillen në mënyrë të pahijshme në vetë plazhet. Ne nuk kemi pishina të parregulluara, ku mund të sigurohen të gjitha kushtet për not, sport dhe rekreacion. Nga shënimi i plazheve, pikave të vrojtimit, vendeve dhe stacioneve për dhënien e ndihmës së parë”, tha Sasho Toçkov – kryetar i Kryqit të Kuq – Ohër.

Nga Kryqi i Kuq kanë patrulla të shpëtimtarëve dhe ekipe mjekësore, të cilët në një periudhë të caktuar të ditës bëjnë xhiro nëpër plazhe.

“Vitin e kaluar angazhuam njëzet roje plazhi në 15 plazhe. Dhe mendoj se ky numër do të jetë i njëjtë. Në bregun e Ohrit ka më shumë se 34 plazhe, shtoi ai .

Kryetari i Ohrit, Pecakov, thotë se për investime shtesë në rregullimin e plazheve duhet të miratohet Plani për menaxhimin e rajonit të Ohrit.

“Plazhet janë ato që i kemi dhënë ne si komunë, janë të rregulluara. Ka vend për t’u ulur, nëse dikush dëshiron të pijë diçka, ka edhe tualete. Mirëpo, për investime shtesë dhe për të marrë diçka që do të ngjante me diçka që është më moderne, apo për të pasur mundësi investimi, është e nevojshme miratimi i Planit me menaxhimin e bregut të Ohrit. Nuk është miratuar dhe për këtë arsye nuk është e mundur të jepen me qira plazhet në mënyrë tjetër”, tha Kiril Pecakov – Kryetar i Komunës së Ohrit.

Verën e kaluar janë bërë 14 intervenime për shpëtimin e të mbyturve nga Liqeni i Ohrit, ndërsa në Strugë ka pasur 840 intervenime./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button