Shumë pranë një katastrofe natyrore, një cisternë me 1.4 milionë litra naftë përmbyset në Filipine
Shumë pranë një katastrofe natyrore, një cisternë me 1.4 milionë litra naftë përmbyset në Filipine

Një cisternë që transportonte 1.4 milionë litra naftë industriale u përmbys në Filipine dhe autoritet po luftojnë të frenojnë shpërndarjen e saj. Anija MT Terra Nova ishte nisur për në qytetin qendror të Iloilo-s kur u mbyt në gjirin e Manila-s. Erërat e forta dhe dallgët e larta po pengojnë edhe punën e mëtejshme për të ndalur një katastrofë natyrore. Nga 17 anëtarë të ekuipazhit 16 u shpëtuan, ndërsa një rezulton i humbur dhe kërkimet për të po vazhdojnë.
Një njollë nafte e shtrirë rreth 3.7 kilometra nisi të shpërndahej nga një rrymë e fortë në drejtimin lindor dhe verilindje. Personeli i mbrojtjes së mjedisit detar është mobilizuar për të ndihmuar në kontrollimin e tij.
“Ne po garojmë me kohën dhe do të përpiqemi të bëjmë çmos për ta kontrolluar atë menjëherë dhe për të ndaluar rrjedhjen e naftës”, tha në një konferencë zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Filipineve, Admirali Armando Balilo. Ai paralajmëroi se nëse e gjithë nafta në cisternë do të rrjedhë, do të ishte rasti më i keq në historinë e Filipineve. “Ekziston një rrezik i madh që Manila të preket, sepse është brenda gjirit të Manila. Mijëra peshkatarë dhe operatorë turistikë janë të varur nga ujërat për jetesën e tyre”, tha ai.
Mbytja e anijes ndodhi pasi shirat e dendur të nxitur nga tajfuni Gaemi dhe musoni sezonal goditën Manilën dhe rajonet përreth ditëve të fundit.