Shumë refugjatë që mbërrijnë në Lviv kanë nevojë për ndihmë mjekësore

Roksana, 21-vjeçare, është një koordinatore mjekësore në platformën në stacionin qendror të Lviv, ajo dhe ekipi i saj takojnë njerëz jashtë trenit për të ofruar mbështetje për shëndetin fizik dhe mendor.
“Shumë njerëz nuk kanë familje në Lviv, shumë janë bombarduar”, tha ajo.
Spitalet tashmë po mbushen në Lviv dhe ekipi ka filluar të transportojë të plagosurit në qytete të tjera të afërta, si Ivano-Frankivsk, raporton BBC.
Para luftës, Roksana ishte studente e mjekësisë në Lviv.
Ajo filloi të ndihmonte në stacion vetëm dy ditë pas fillimit të sulmit nga Rusia ndaj Ukrainës.