Aplikacioni kinez TikTok ka fituar 10 miliardë dollarë nga përdoruesit në mbarë botën dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë aplikacioni më fitues në histori, sipas raportit të fundit nga data.ai.
“TikTok” do t’i afrohet 15 miliardë dollarëve të ardhura në vitin 2024. “Përdoruesit shpenzojnë mbi 11 milionë dollarë në ditë duke mbështetur krijuesit e tyre të preferuar të përmbajtjes,” tha presidenti i data.ai Lexi Sydow, sipas CNN.

Ajo pret që përdoruesit e TikTok të kalojnë 40 orë në muaj në aplikacion, 22 për qind më shumë nga viti aktual. TikTok fiton para në monedhat e aplikacionit, të cilat përdoruesit mund t’i përdorin për të blerë dhurata për influencuesit në platformë, dhe aplikacioni kinez mban 50 për qind të pagesave.
Këtë vit, përdoruesit më së shpeshti blenë një paketë me 1,321 “monedha” për 19,99 dollarë, që përfaqëson 25 për qind të të gjitha të ardhurave nga aplikacioni i TikTok.

Kompania kineze ka edhe burime të tjera të ardhurash, si reklamat dhe tregtia online. Aplikacioni i takimeve Tinder dhe platforma YouTube kanë të dyja afër 10 miliardë dollarë të ardhura, por pasojnë TikTok me 2 deri në 3 miliardë dollarë.








