Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Gazetare: Ajnur Bafqari

Shumë zanate që janë trashëguar gjeneratë pas gjenerate po shkojnë drejt shuarjes. Kriza ekonomike dhe energjetike po bën që zanatçinjtë të mendojnë seriozisht që të mbyllin dyert e bizneseve të tyre.

Kriza ekonomike na ka shkatërruar thonë ata, duke numëruar uljen e shitjeve dhe rritjen e çmimit të faturave si armiqtë më të mëdhenj të bizneseve të tyre familjare.  Ilço Trajkovski, një zanatçi që prodhon kapela të ndryshme, thotë se aktualisht po mbijetojnë vetëm me kursimet e së kaluarës.

“ Që kur kam qenë fëmijë e punoj këtë zanat. Ky është zanat familjarë. Kriza na ka shkatërruar të gjithë zanatçinjve që jemi në çarshi, që prodhojmë. Tani mbahemi nga ajo që e kemi fituar që të dalim barazim. Tani akoma më e madhe është kriza që quhet krizë ekonomike, ne zanatçinjve, jo vetëm unë, ja na thanë se edhe 5 për qind do ta rrisin energjinë elektrike, unë nuk e di se si do të durojmë. Do të shohim tani edhe pak do të ftohet koha, ndërsa ne në Çarshi nuk e kuptoj se përse paguajmë energji industriale. Vetë fjala thotë industri, unë nuk jam hekuranë, jam individ, një në këtë dyqan dhe të paguaj energji elektrike industriale, kjo na irriton, nëse vazhdon kështu unë do të vendos çelësin”, tha Ilço Trajkovski, zanatçi.

Ekrem Neziri është një tjetër zanatçi në Çarshinë e Shkupit që flet për gjendjen e rëndë të zanateve në vazhdën e krizës. Ai është bojaxhi, merret me ngjyrosjen e rrobave por shet edhe gjësende antike. Sipas Nezirit, betejën e parë zanatçinjtë e kishin gjatë krizës me pandeminë dhe që atëherë puna është ulur për 70 deri në 80 për qind.

“Siç po shkon puna, nuk po flas vetëm për punën time, po për komshinjtë e mi, që punojnë me çanta, këpucë, të gjithë po qahen nuk kanë punë…..Rryma është shtrenjtuar, shpenzimet mezi që po i mbulojmë.. 6:27 Djali im e ka dëshirë zanatin dhe punën, do ta trashëgojë dhe ta vazhdojë punën time, por nëse shkon kështu, e shoh se nuk arrin t’i mbulojë shpenzimet, nuk arrin të mbajë një familje, do të sheh të nis punë të shtetit dhe nëse jo të del jashtë në gurbet, se thonë se jeta është atje më e siguruar”, u shpreh  Ekrem Neziri, zanatxhi.

Zanatçinjtë thonë se përfaqësuesit e institucioneve nuk i kanë vizituar që t’i pyesin për hallet e tyre. Deri tani, ata janë lënë të përballen vetë me krizën, rritjen e shpenzimeve dhe uljen e shitjeve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button