Shumica e prindërve dhe mësimdhënësve nuk janë dakord me digjitalizimin e teksteve

Kundër digjitalizimit të librave, janë shprehur qytetarët e anketuar nga Alsat. Ata thonë se kjo mënyrë e të mësuarit është e papranueshme sepse mosha e fëmijëve është e vogël ndërsa shumë shkolla akoma nuk i plotësojnë standardet për mësim.

https://www.youtube.com/watch?v=d0KR6wpL1jM

“Ajo është që t’i shkatërrojnë fëmijët, kurrgjë më tepër. Shumica prej fëmijëve tanë nuk i kanë kushtet. Duhet t’ua mundësojmë, pak më ndryshe duhet të mendohet. Këtu është një diskriminim, haptas po shihet ajo”.

“Duhet me pas libra, mendoj se janë të vegjël për digjitalizim. Gjithë ditën në kompjuter fëmijët, kanë probleme me sytë”.

  “Unë e kam mbesën në shkollë dhe nuk pajtohem me këtë. Ndryshe është kur preket me dorë dhe lexohet, kjo është krejtësisht ndryshe. Patjetër me libra, nëse harrojnë diçka mund ti shfletojnë faqet e librit dhe të kujtohen. Ky është qëndrimi im”.

Isnije Reka, mësuese në pension tha se digjitalizimi i librave zhduk kontaktin e drejtpërdrejt dhe të afërt nxënës-mësues. Madje, siç thotë ajo, në këtë mënyrë mund të humbet edhe vullneti për mësim.

  “Fjala e gjallë e arsimtarit, ai kur shpjegon, kur tregon konkretisht i përmirëson gabimet e fëmijëve dhe është në lidhje direkte me fëmijët, me nxënësit, me klasën dhe ka rëndësi më të madhe se sa këto. Njëheri, pikëpyetje a kanë të gjithë kompjuter, a e kanë gjendjen sociale të njëllojtë, të barabartë në klasë, ajo mund të pengoj, mund të jetë pengesë”

Digjitalizimi i librave tashmë është kundërshtuar edhe nga shumë prindër, të cilët shqetësimin e tyre e kanë shprehur përmes krijimit të një grupi në rrjetin social Facebook ku brenda pak ditësh janë anëtarësuar mbi 66 mijë persona. Digjitalizimi i librave është pjesë e Konceptit të ri arsimor që pritet të startojë vitin e ardhshëm shkollor për klasën e parë dhe të katërt. Parashikohet që këto të fundit do të mësojnë nga librat digjital ndërsa ato të klasës së parë e deri në të tretë me libra të zakonshëm.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button