Shvërgovski: Nuk ka asnjë dëshmi se Mijallkovi ka nxitur njësitin “Alfa” për arrestimin e Boshkoskit

Mbrojtja e Sasho Mijallkovit konsideron se aktakuza për rastin e arrestimit të Lube Boshkovskit, “Tortura” bazohet në supozime. Në fjalët përmbyllëse, avokatët e tij kanë thënë se ai nuk ka pasur kontakt përmes telefonit me nëpunësit policorë që tani akuzohen për arrestimin, që lehtë kontrollohet te operatorët telefonik. Avokati Lupço Shvërgovski tha se nuk ka asnjë dëshmi se Mijallkovi ka nxitur njësitin “Alfa” për arrestimin e Boshkoskit.
Nxitja duhet të jetë për person të caktuar, për vepër të caktuar penale. Nxitësi duhet ta njohë personin që e kryen veprën penale. Nxitësi duhet të jetë i vetëdijshëm se një person tjetër urdhëron për kryerjen e veprës penale. I njëjti duhet të jetë i vetëdijshëm për veprën penale të cilën e nxit personi tjetër – tha Lupço Shvërgovski- avokat i Sasho Mijallkovit.
Më 31 maj vazhdon gjykimi për rastin “Tortura” me fjalët përmbyllëse të një pjese të mbrojtjes. Pas avokatëve, fjalë përmbyllëse mund të japin edhe të akuzuarit. Paraprakisht, prokuroria publike kërkoi dënime me burg për rastin në fjalë. Ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe gjashtë pjesëtarë të njësitit të atëhershëm “Alfa” akuzohen për arrestim e liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovskit në vitin 2011.
Igor Stefanovski