Si duket vetëtima më e madhe në histori, pothuajse 800 km e gjatë?

Shkencëtarët kanë konfirmuar se rrufeja gati 800 km e gjatë, e cila ndriçoi qiejt mbi tre shtete amerikane në vitin 2020, është më e madhja në histori, raportoi BBC.

Rrufeja në vitin 2020 u shtri mbi 768 kilometra dhe ndriçoi qiejt mbi Misisipi, Luiziana dhe Teksas. Rekordi i mëparshëm ishte 709 km i regjistruar në Brazil në vitin 2018. Një tjetër rrufe e regjistruar në vitin 2020, në Uruguaj dhe Argjentinë, vendosi një rekord të ri në kohëzgjatjen prej 17.1 sekondash. Rekordi i mëparshëm ishte 16.7 sekonda.

“Këto janë ngjarje të jashtëzakonshme,” tha profesori Randall Servni i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) mbi motin dhe ekstremet klimatike. Sipas organizatës, të dy rekordet ndodhën në zona të prirura ndaj stuhive intensive që prodhojnë megamole.

LEXO EDHE:

Back to top button