Si mund të vazhdohet gjendja e krizës?!

Qeveria në mbledhjen e fundit, mbi propozimin e Komitetit për menaxhim me kriza kërkoi pëlqimin e Kuvendit për vazhdimin e gjendjes së krizës deri në qershor 2021, përkatësisht për 6 muaj.

Dispozitat e Ligjit për menaxhim me kriza përcaktojnë procedurat që duhet ndiqen për vazhdimin e gjendjes së krizës. Nëse shteti ndodhet në një status të tillë të shpallur paraprakisht me dekret të presidentit, organi ekzekutiv pas përcaktimit të kohës, në këtë rast 6 muaj, kërkon nga Kuvendi pëlqimin (miratimin).

Propozimi i Qeverisë nuk i nënshtrohet trupave punues në Kuvend, por vendoset drejtpërdrejtë në votim nga kryetari i Kuvendit dhe hy në fuqi pas shpalljes në Gazetën Zyrtare.

Në rast se Kuvendi nuk prononcohet për propozimin, referuar Ligjit për menaxhim me kriza (Neni 31, paragrafi 5) Qeveria ka të drejtë të kërkojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Praktikat e deritanishme kanë dëshmuar se Kuvendi i shqyrton me prioritet çështjet që lidhen me gjendjen e krizës.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button