Si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut, çfarë duhet të bëni

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë dy prej sëmundjeve që rrezikojnë më shumë jetën e shqiptarëve. Të dyja këto sëmundje janë pjesë e sindromës metabolike, siç ndodh edhe për sëmundjet e zemrës dhe obezitetin. Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, tensioni i lartë i lartë i gjakut që futet tek sëmundjet kardiovaskulare bashkë me diabetin janë dy sëmundjet prej të cilave shqiptarët vuajnë më shumë.

- Advertisment -

Sipas këtyre të dhënave, janë rreth 250 mijë pacientë që rimbursohen për barnat që marrin për tensionin e lartë, e më pas vjen sëmundja e diabetit me rreth 70 mijë persona që rezultojnë në listën e barnave të rimbursueshme për diabetin. Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut kanë shumë shkaktarë dhe faktorë rreziku të përbashkët. Ato mund të kontribuojnë në përkeqësimin e simptomave të njëra tjetrës.

Cila Është Lidhja Mes Diabetit Dhe Tensionit të Lartë të Gjakut?
Studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shfaqen së bashku në organizmin e njeriut dhe kanë shumë faktorë të përbashkët. Ato janë:

-Obeziteti,
-Inflamacioni,
-Stresi oksidues,
-Rezistenca ndaj insulinës.

A Mundet Diabeti Të Shkaktojë Rritje të Tensionit të Gjakut?
Një person që vuan nga diabeti mund të mos ketë mjaftueshëm insulinë në organizëm për përpunimin e glukozës. Insulina është një hormon të cilin trupi e përdor për të kthyer glukozën e marrë nga ushqimet në energji. Në mungesë të insulinës, qelizat nuk furnizohen dot me energji dhe glukoza akumulohet në gjak. Dëmi i shkaktuar prej saj është i gjithanshëm dhe ndikon tek veshkat dhe enët e gjakut. Ky dëmtim nxit rritjen e tensionit të gjakut dhe rrezikut për komplikacione të tjera. Studimet kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga hipertensioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga diabeti i tipit 2 për shkak të inflamacionit. Të dyja këto sëmundje së bashku mund të rrisin rrezikun e atakut në zemër, ishemisë, dështimit të veshkave, humbjes së shikimit dhe sëmundjeve të zemrës.

Çelësi i parandalimit të diabetit dhe shëndetit të mirë
Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy shtyllat kryesore të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë. Të dyja ndihmojnë jo vetëm në parandalimin e diabetit, por për shumë më tepër. Heqja dorë nga një regjim ushqimor i keq është hapi më i rëndësishëm që një njeri mund të ndërmarrë. Një regjim i tillë nënkupton heqjen e ushqimeve industriale të pasura me sheqer, miell dhe ushqime të tjera të dëmshme. Regjimet e shëndetshme nuk janë të komplikuara dhe nuk kushtojnë shumë./AgroWeb/

LEXO EDHE:

Back to top button