“Si rrethojë burgu”, qytetarët e Çairit të revoltuar për barrikadat në bulevardin “Cvetan Dimov”

Gjatë orës policore një natë më parë, autoritetet lokale e vazhduan barrikadën prej betoni përgjatë bulevardit “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit.
“Qytetarët e anketuar nga TV Alsat vlerësojnë se vendosja e barrikadës prej betoni në mes të rrugës nuk është zgjidhja e duhur për kaosin në komunikacion.”
“Nuk duhet. Çfarë është kjo?! Si rrethojë burgu. Kjo duhet të hiqet, që është si rrethojë burgu.”
“Mund të bëhet më bukur, nëse duan ta bëjnë, nëse nuk duan kot. Duhet të ketë policë vazhdimisht, sepse nuk respektohen rregullat”
Thonë se e komunikacioni është lehtësuar, por nuk është zgjidhur kaosi.
“Është egërsi të shihet diçka e tillë në qendër të qytetit, në mes të popullsisë. Është fyerje për popullatën. Sigurisht është vendosur për të na testuar se si duhet të jemi në komunikacion”.
“Mirë është, bukur, që njerëzit mos t’i kthejnë veturat. Por këtu po bëhet shumë tollovi. Shumë i kthejnë veturat këtu. Shumë pengesë po na bëjnë. Duhet të ketë polici, por nuk ka. (A u zgjidh problemi?) Jo, sërish bëhet kaos, tollovi.”
Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu thotë se kjo është zgjidhje e përkohshme për sigurinë e banorëve, e cila sipas tij, ka përshpejtuar lëvizjen e automjeteve dhe i ka zvogëluar për 60% aksidentet.
Nuk them se është e bukur për sy. Nuk them se është zgjidhje përfundimtare, është e përkohshme. Ju e dini, para disa ditëve doli edhe Kryetari i Qytetit të Shkupit, kaloi edhe në Parlament me ligj të posaçëm për t’i lëshuar dy linjat për autobusë urbanë të shpejtë. Njëra linjë kalon në rrugën “Cvetan Dimov” dhe me siguri që me miratimin e gjitha procedurave, që mendoj se po ecin me intensitetin e duhur”, tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.
Ganiu tha se shkak i kaosit është mos-respektimi i rregullave të komunikacionit nga ana e qytetarëve ndërsa polici ka vazhdimisht. I pyetur për garazhet në kate e nëntokësore dhe rreth rrotullimet që parashikonte me Kontratën 2017-2021, me të cilën i fitoi zgjedhjet e kaluara, Ganiu me përgjigje se realizimi i tyre është në proces.
Anesa Salihu