Si shpëtoi 11-vjeçarja nga vrasja në Teksas, u lye me gjak dhe u bë si e vdekur

11-vjeçarja Miah Cerrillo e pa mësuesen e saj të vrarë në të shtënat në një shkollë në Teksas të martën, por mbijetoi duke u shtrirë mbi trupin e një shoqe të klasës, u lye me gjak dhe u bë kinse ka vdekur, shkruan Sky News të premten.
Familja e Cerrillos e kanë përshkruar tmerrin që ka përjetuar 11-vjeçarja, të cilës i ka mbetur copëza plumbi jashtë trupit.
Babai i Cerrillos ka thënë për Washington Post se Miah pa mësuesen Eva Mireles që u qëllua dhe vajza e tij menjëherë mori telefonin dhe thirri 911-n.
Në përpjekje për të mbijetuar, ajo u shtri mbi një shoqe klase që ishte qëlluar në mënyrë që të dy dukeshin të vdekur.
Pas kontrollit në spital, 11-vjeçarja është liruar në shtëpi. Megjithatë, pasojat e tmerrit që përjetoi po ndikojnë në gjendjen e saj psikike, sipas familjarëve.
“Shkova në dhomën e saj dhe ajo vetëm po qante. Po pëson atak paniku”, ka thënë halla e saj.
19 fëmijë dhe dy mësues mbetën të vdekur kur një 18-vjeçar hyri dhe gjuajti me armë në një shkollë fillore në Teksas të martën.