Si të bëni patatet e pjekura më të shijshme?

Si të bëni patatet e pjekura më të shijshme?

Nëse dëshironi që patatet tuaja të pjekura të jenë krejtësisht krokante nga jashtë dhe të buta nga brenda, ekziston një truk i thjeshtë që mund të bëjë një ndryshim të madh në shije dhe cilësi.

Sekreti qëndron tek një përbërës që me siguri e keni tashmë në shtëpi dhe ai është soda e bukës.

Fillimisht qëroni dhe prisni patatet, më pas ziejini në ujë me pak kripë dhe një lugë çaji sodë buke. Lërini të gatuhen për rreth 20 minuta, derisa të jenë të buta, por të mos copëtohen.

Gjatë kësaj kohe, ndizni furrën dhe ngroheni paraprakisht në 180 gradë Celsius. Kur patatet të jenë zier i kullojmë me kujdes, i shtrojmë në një tepsi dhe i spërkasim me pak kripë. Shtoni pak vaj (sipas dëshirës) dhe spërkatni me pak rozmarinë për aromë dhe shije shtesë.

I pjekim në furrë për 30 deri në 40 minuta, duke i kthyer herë pas here gjatë pjekjes në mënyrë që të skuqen në mënyrë të barabartë dhe të bëhen krokante nga të gjitha anët.

Ky hap i thjeshtë i shtimit të sodës së bukës do t’i bëjë patatet tuaja shumë të shijshme dhe të pjekura në mënyrë perfekte.

LEXO EDHE:

Back to top button