Si të kujdesemi më shumë për veshkët?

Si të kujdesemi më shumë për veshkët?

Gazetare: Ilmie Zhaku

Më datë 13 mars shënohet dita ndërkombëtare e veshkëve, një ditë e cila ka filluar të manifestohet që nga viti 2006 dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes tek popullat për rëndësinë e veshkëve si organe dhe për mënyrën se si t’i mbajmë më të shëndetshme.

Jetmir Ziba, drejtori i spitalit të nefrologjisë në Strugë, i ftuar në emisionin Ditë e Re në Alsat, theksoi rëndësinë e veshkëve si një rregullator i rëndësishëm i vëllimit të lëngjëve në organizëm, që funksion primar e ka filtrimin e gjakut dhe krijimin e urinës.

“Çdo veshkë ka afër ni milion nefrone të cilët funksioni i tyre primar është filtrimi i gjakut dhe krijimi i urinës. Disa fakte të rëndësishme përsa i përket veshkëve është se nëpër veshkë kalon cdo minutë rreth 20-25 e gjakut që hidhet nga zemra, dmth nëpër veshkë kalon 1.5 litra gjak në minutë. Veshka është një rregullator i rëndësishm i vëllimit të lëngjeve në organizëm. Funksionet janë filtrimi i gjakut dhe eliminimi i toksinave dhe substancave që janë të panevojshme për ogranizmin e njeriut”, tha Ziba.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme qët të mbajmë veshkët të shëndetshme, pasi mund të vijmë deri tek sëmundje të rënda kronike. Ziba rekomandoi disa mënyra për të mbajtur veshkët të shëndetshme.

“Ka disa rekomandime se si të mbajmë veshkë të shëndetshme. Ata jan mënyra e të ushqyerit shëndetshëm, mbajtja e peshës normale të trupit, ushtrimeve dhe aktiviteteve fizike të rregullta, rekomandohet 150 minuta në javë ose 30 minuta në ditë. Te personat që kanë shtypje të lartë te gjakut, duhet rregullimi i tensionit për të mbajtur shëndetin normal të veshkëve sidomos dua të theksoj rëndësinë ose kujdesin që duhet të shfaqin pacientët që janë me sëmundje të sheqerit i cili është në ditët e sotme shaktari numer një i pamjaftueshmeërisë kronike të veshkëve. Duhet të kemi kujdes edhe në përdorimin e disa ilaceve të cilat popullata jonë i përdor shumë, të cilat janë antiinflamatorët apo antibiotikët të cilat pacienti i merr pa konsultim të mjëkeve. Gjithashtu mbajtja e shëndetshme e veshkëve eshte edhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit, kontrolle të rregullta mjeksor dhe si dhe shmangja e duhanit dhe pijeve alkoolike”, tha tutje ai.

Shifrat e personave të sëmurë nga veshkët në nivel botëror janë alarmante. Sipas statistikave, 850 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me sëmundje të veshkëve.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

LEXO EDHE:

Back to top button