“Si të parandalojmë kapsllëkun?”
“Si të parandalojmë kapsllëkun?”

Gazetare: Arta Sefadini
Kapsllëku mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Disa faktorë të zakonshëm përfshijnë mungesën e fibrave në dietë, mungesa e lëngjeve, mungesën e aktivitetit fizik, disa medikamente, ndryshimet në rutinën ditore ose dietën, madje edhe stresi mund të konsiderohet si faktor rreziku. Është e rëndësishme të identifikohen dhe trajtohen këta faktorë për të ndihmuar në parandalimin ose lehtësimin e kapsllëkut.
Dr. Ankica Stanoevska – mjeke familjare thotë që “Shumë shpesh kapsllëku ndodh për shkak të stilit të jetës dhe pikërsisht ky është edhe hapi i parë në trajtimin e këtij problemi shëndetsor.. Sygjerojmë ndryshim të dietës ushqimore, që të merret më shumë ujë, dhe celulozë për tu rivendosur persitaltika e zorrëve dhe defekimi normal i tyre..“.
Por a duhet që çdo ditë të kemi defekim/ jashtqitje?
“Është e rëndësishme që pacienti çdo ditë të ketë defekim/jashtqitje , dhe te kjo sigurisht ndikon ushqimi i shpejtë që pamundëson funksionimin e rregullt të traktit digjestiv… Nëse pacienti ushqehet në rregull nuk mund të ndodh kapsllëku..” përgjigjet dr. Stanoevska.
Mjekët apelojnë që nëse kapsllëku zgjat tre dit e më shumë, përcjellët me dhimbje, të vjella, me fryerje të stomakut, patjetër të lajmëroheni te mjeku amë.
Kapsllëku mund të parandalohet dhe këshilla e parë dhe elementare e çdo mjeku amë është të ndërrohet sitili i jetës dhe ushqimit.
Njerëzit duhet të marrin më shumë fruta, perime, por sidomos të marrin ujë.
Dr. Stanoevska thotë që uji është shumë i rëndësishëm, por përse?
“Sugjerojmë që pacienti të marr më shumë se dy litra ujë në ditë. Pacientët tonë me sëmundje kronike marrin shumë terapi, shumë diuretikë për trajtimin e sëmundjeve, pacienti urinon shpesh, që sjell deri në dehidrim disa herë, dhe për ate është e rëndësishme që të pinë sa më shumë ujë.”
Përveç ujit, ato që kanë problem me kapsllëkun duhet të ulin sasinë e kripës në ushqime, të mos hajnë sende të ëmbla dhe ushqim të shpejtë, dhe një gjë që është shumë e rëndësishme është aktiviteti fizik.