Si të shpëtojmë nga problemi i pakëndshëm i flokëve të yndyrshëm?
Lëku ynë i kokës duhet të prodhojë një sasi të caktuar vaji për të qëndruar i lagësht dhe për të mbrojtur flokët duke formuar një shtresë të hollë. Megjithatë, një sasi e tepërt e yndyrës mund të çojë në mungesë vëllimi, si dhe acarim.

Për fat të mirë, nëse zbuloni shkakun e flokëve tepër të yndyrshëm, mund t’i merrni nën kontroll.
Një nga arsyet më të zakonshme pse flokët bëhen të yndyrshëm është se i lani më shpesh sesa duhet. Ka shumë baktere të mira në skalpin tuaj që nxisin një nivel të shëndetshëm pH të lëkurës sonë dhe larja e shpeshtë mund të na bëjë të prishim këtë ekuilibër të pH. Do të ishte mirë që gradualisht të reduktoni numrin e herëve që lani flokët dhe të përdorni produkte që nuk e thajnë lëkurën e kokës.
Edhe pse shumë njerëz e përdorin bishtin si një mënyrë e mirë për të fshehur flokët e yndyrshëm, ky model flokësh në fakt shkakton grumbullimin e vajit nën rrënjët e flokëve. Kjo sepse këto lloj modelesh flokësh kërkojnë shumë produkte stilimi. Prandaj, nuk duhet ta teproni me produktet styling.
Larja e flokëve me ujë të nxehtë ndihmon në hapjen e poreve, por gjithashtu ndihmon në largimin e papastërtive. Megjithatë, mund të jetë gjithashtu i dëmshëm për flokët, pasi lan sebumin dhe mund të thajë skalpin e kokës, duke çuar përfundimisht në zbokth dhe flokë të yndyrshëm. Në këtë rast, do të ishte mirë të përdorni ujë të ngrohtë gjatë aplikimit të shampos dhe balsamos dhe në fund t’i shpëlani flokët me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.
Kur lani flokët, është e rëndësishme të përdorni produkte që i përshtaten flokëve dhe skalpit tuaj. Produktet që janë shumë të forta mund t’i bëjnë flokët tuaj të sheshtë dhe të yndyrshëm. Nëse keni një tip flokësh normal, më mirë duhet të shmangni produktet e destinuara për flokë të thatë dhe të dëmtuar.
Kur prekni flokët, ju transferoni baktere dhe në këtë mënyrë i inkurajoni ato të yndyrosen më shpejt. Gjithashtu, larja e shpeshtë mund të bëjë që flokët tuaj të yndyrosen më shpejt. Prandaj, është mirë që t’i prekni sa më pak flokët dhe t’i krehni vetëm dy herë në ditë.