Siberianët zhyten në liqenin e ngrirë në temperatura -5 gradë

Siberianët zhyten në liqenin e ngrirë në temperatura -5 gradë

Siberianët, të mësuar që në fëmijëri me të ftohtin e acartë, kanë mirëpritur zyrtarisht ardhjen e dimrit, duke u zhytur në ujërat e akullt.

Banorët marrin pjesë çdo vit në këtë zhytje për të mirëpritur dimrin, duke notuar në ujërat deri në -5 gradë celsius dhe kjo, sipas tyre, i ndihmon për të përballuar stinën e ftohtë, që shënon deri në -20 apo -30 gradë.

Notarët thonë se larja e rregullt në ujë të ftohtë ka një ndikim pozitiv në shëndetin e tyre. Sipas tyre, uji i ftohtë rrit imunitetin.

LEXO EDHE:

Back to top button