Sidnei, miliona banorë të kufizuar për frenimin e COVID-19

Miliona banorë të Sidneit u kufizuan sot për dy javë, një masë që parashikon të frenojë progresin shumë ngjitës të variantit Delta të COVID-10 në qytetin më të madh të Australisë.
Restorantet, baret dhe kafenetë ishin të gjitha të mbyllura pas vendimit të autoriteteve ëçr të shtrirë kufizimin në të gjithë metropolin si dhe në rajonet bregdetare dhe malore që e rrethojnë.
Nëse qendra e qytetit është pothuajse e shkretë, një numër i madh sërfistësh dhe notarësh ishin në ujërat e Bondi Beach, ku praktikimi i aktiviteteve në ambiente të hapura është i lejuar.
Qyteti i Darwin, që ndodhet në veti të ishullit kontinent më të madh, hyri gjithashtu sot në kufizim prej 48 orësh pas shfaqjes së rasteve në lidhje me një vatër epidemike në një minierë ari të izoluar.
Zyrtari i qeverisë së Territorit të Veriut, Michael Gunner shprehu shqetësim në lidhje me aftësinë e autoriteteve për të gjurmuar rastet e kontaktit, në një rajon ku jeton një popullsi e madhe autoktone, e cila do të ishte më e prekshme nga COVID-19.
“Ne aktualisht po marrim masa të jashtëzakonshme për të ndaluar ose ngadalësuar çdo përhapje të virusit, kështu që ne duhet të vazhdojmë me kufizime”, theksoi ai.