Sileksi mund Akad. Pandevin me 3-2, Shkëndija verifikon titulllin ndaj Borecit

Me përballjen në mes Sileksit dhe Akademia Pandevit, nisi java e 29-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Përballja në Kratovë u vendos në pjesën e parë, kur skuadra vendase realizoi dy gola të shpejtë me Tanturovski dhe Manasievskin, ndërsa Gjorgjiev rriti epërsinë për vendasit para se Radeski dhe Dimoski të shënojnë për skuadrën mysafire. Ndërkohë të dielën do të zhvillohen 5 përballjet e tjera. Lideri aktual, Shkëndija do të përballet me Boercin në Tetovë, në një sfidë që mund të verifikojë titullin kampion për këtë sezon, ndërsa FC Shkupi do të sfidojë Rabotniçkin, në një përplasje të parë në mes trajnerëve Goce Sedloski dhe Aleksandar Vllaho. Në sfidat e tjera, Vardari takohet me Bellasicën, Pelisteri sfidon Renovën, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrov përballet me Struga Trim Lum. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13.00.

Liga e Parë – Java 29
Sileksi 3–2 Akad. Pandev
Shkëndija – Boreci
FC Shkupi – Rabotniçki
Pelisteri – Renova
Makedonija Gj.P. – Struga Trim Lum
Vardari – Bellasica

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button