Siljanovska Davkova: Gjuha maqedonase ka më shumë folës në diasporë sesa në atdhe
Siljanovska Davkova: Gjuha maqedonase ka më shumë folës në diasporë sesa në atdhe

Për shkak të emigrimit masiv të të rinjve, gjuha maqedonase aktualisht ka më shumë folës në diasporë sesa në atdhe. Ne duhet ta mbrojmë gjuhën duke respektuar vazhdimisht normën kushtetuese, por edhe në epokën dixhitale në mënyrë që ajo të jetë e arritshme për diasporën dhe brezat e ardhshëm, theksoi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Këtë e tha sot Presidentja e vendit në akademisë solemne me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase, e cila po mbahet në Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve.
Presidentja tha se për shkak të emigrimit masiv të të rinjve, gjuha maqedonase aktualisht ka më shumë folës në diasporë sesa në atdhe.
“Sipas UNESCO-s, rreth tre mijë gjuhë përballen me rrezikun e zhdukjes deri në fund të këtij shekulli, që do të thotë se një gjuhë mund të zhduket çdo dy javë. Nuk duhet të lejojmë që një fat i tillë t’i ndodhë gjuhës maqedonase. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur atë”, shpjegoi Presidentja.