Siljanovska-Davkova ka nënshkruar dekretin për Ligjin për riorganizimin e ministrive

Presidentja vlerëson se ndryshimet ligjore janë reformiste dhe se me to para së gjithash, siç thotë ajo, do të anulohet paralelizmi i kompetencave të shumë ministrive, do të sigurohet funksionaliteti dhe përgjegjësia.

Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Në postimin në profilin e saj zyrtar në Facebook, në të cilin informon për nënshkrimin e dekretit, Siljanovska-Davkova përsërit se kreu i shtetit nuk ka të drejtë të vërë veton ndaj ndryshimeve ligjore si ky, të cilat miratohen me dy të tretat shumicë.

Gordana Siljanovska-Davkova, presidente e RMV

Presidentja vlerëson se ndryshimet ligjore janë reformiste dhe se me to mbi të gjitha, siç thotë ajo, do të anulohet paralelizmi i kompetencave të shumë ministrive, do të sigurohet funksionaliteti dhe përgjegjësia.

“Së dyti, kompetencat do të (zh)lokohen në ministritë përkatëse, të cilat do ta racionalizojnë dhe e bëjnë më efektive punën e tyre (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Ministria të politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit)”, thotë Siljanovska-Davkova.

Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për riorganizimin e administratës shtetërore, siç shton kreu i shtetit, do të institucionalizohen prioritetet strategjike të shtetit përmes krijimit të ministrive përkatëse për çështje evropiane dhe transformim dixhital.

Në fund, shton Siljanovska-Davkova, me riorganizimin e ministrive dhe themelimin e Ministrisë së Shëndetësisë do të ngrihet niveli i kujdesit social për shëndetin fizik dhe mendor të kombit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button