Siljanovska -Davkova: Korrupsioni ka prekur njerëzit në majat më të larta të Institucioneve

Siljanovska -Davkova: Korrupsioni ka prekur njerëzit në majat më të larta të Institucioneve

Kandidatja e VMRO DPMNE-së për presidente Gordana Siljanovska Davkovka në tubimin e mbrëmshëm në Kërçovë, para qytetarëve foli për raportin e fundit të “Freedom Hous” për Maqedoninë. Siljanovska tha se korrupsioni ka prekur njerëzit në majat më të larta të Institucioneve duke paralajmëruar siç tha përgjigje para gjyqësorit të pavarur.

“Institucionet janë të dobëta, ka më shumë parti, ka zgjedhje, por më shumë ka korrupsion dhe kriminal edhe atë në majat më të larta dhe paramendoni tani ata që janë vendosur në majat më të larta të pushtetit dhe kanë marrë epitetin e të korruptuarve dhe kriminalizuarve tash do ta reformojnë Maqedoninë. Nuk bëhen reformatorë nga njerëz të zhytur në korrupsion dhe kriminal, jo, ne jemi reformatorë, ndërsa ata do të jenë klientët. Është koha e fundit që këta klientë në të gjitha fushatë të përgjigjen kuptohet para gjyqësorit të pavarur”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, Kandidate për president. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button