Siljanovska e Radev takohen në Azerbajxhan
Siljanovska e Radev takohen në Azerbajxhan
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova është takuar me presidentin bullgar Rumen Radev, në kuadër të konferencës për ndryshimet klimatike që po mbahet në Azarbjaxhan. Dy presidentët thuhet se kanë shkëmbyer mendime për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje. Radev theksoi se të dyja palët mund të vendosin “ton të bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë” dhe se marrëdhëniet miqësore janë të një rëndësie kyçe për stabilitetin e rajonit. Siljanovska ka shprehur besimin se së bashku mund të përmirësojnë dialogun dhe bashkëpunimin. Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, Siljanovska i ofroi Radevit një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se “dyert në Shkup janë të hapura” dhe se shpreson në bisedime të ardhshme që do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve. /Alsat.mk