Siljanovska gjatë inagurimit nuk përmendi emrin kushtetues të shtetit

Siljanovska gjatë inagurimit nuk përmendi emrin kushtetues të shtetit

Gazetar: Suad Bajrami

Mitrevski: “Deklaroj se funksionin president i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siljanovska: Deklaroj se funksionin president i Maqedonisë. Do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi”, tha Gordana Siljanovska Davkova në Betimin e presidentes së shtetit.

Duke injoruar shqiptimin e drejtë të emrit të ri të shtetit, presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe presidentja e parë grua, Gordana Siljanovska Davkova bëri betimin solemn para deputetëve, korit diplomatik, përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore, por edhe krerëve të komuniteteve fetare në vend. Në mesin e të ftuarve ishte ish presidenti Gjorge Ivanov, bashkëshortja e ish presidentit Boris Trajkovski, Villma, ndërkaq munguan ish presidenti Branko Crvenkovski dhe Stevo Pendarovski.
Në fjalimin e saj, i cili zgjati rreth 17 minuta, ajo fillimisht u betua se do të jetë presidente për të gjithë, pa dallim përkatësisë së tyre në çfarëdo lloj baze.

“….Do të jem presidente edhe në anën e majtë edhe në anën e djathtë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, nuk do të bëj dallim mes tyre, as në bazë etnike, as fetare, as gjinore, e as në çfarëdo dallimi tjetër”, tha Gordana Siljanovska Davkova, presidente e Maqedonisë së Veriut.

Pjesën më të madhe të fjalimit Siljanovska ua kushtoi grave, të cilave u dërgoi porosi se me zgjedhjen e saj presidente, ajo do të inspirojë gra tjera për marrë përgjegjësi në fushën politike.

“Këtë shtet, nuk e kemi vetëm për shkak të partizanëve, por edhe për shkak të partizaneve. Prej Vera Ciriviri, Vera Jociq, Ibe Palikuqa….Shumë gra të guximshme dhe të mençura kam parë në këtë Parlament, por jam befasuar pse nuk i kemi, pse nuk kemi grua kryeministre, pse nuk kemi pasur kryetar Kuvendi grua, pse të mos kemi grua presidente të shteti dhe ja ndodhi edhe ajo”, shtoi ajo.

Siljanovska, theksoi megjithatë, profesionaliteti dhe kompetenca do të jenë kriteri kryesor për të qenë pjesë e ekipit të saj dhe porositi deputetët që vetëm sundimi i ligjit mund ta bëjë këtë vend shtet evropian. Pas fjalimit në Kuvend, Davkova Siljanovska, bashkë me ekipin e saj u drejtua për në Vilën Vodno për ta bërë pranim dorëzimin, ku u prit nga paraardhësi i saj, Stevo Pendarovski./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button