Silva është optimist se Siti mund të fitojë të gjithë trofetë

Bernardo Silva është shfaqur me shumë vetëbesim në një nga intervistat e tij të fundit, duke thënë se Man. Siti do të fitojë gjithçka.Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola aktualisht është në vendin e parë në Premierligë dhe madje ka 10 pikë më shumë sesa përcjellësi më i afërt, Man. Junajted.  Ata së fundmi kanë fituar ndeshjen e parë të fazës së 16 të finales në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe janë edhe në finalen e “Karabao Kup”.

 

“Sigurisht që ne do të mundohemi të fitojmë Ligën e Kampionëve. Pastaj, ne kemi edhe Premierligën, FA Kup dhe Karabao Kup. Do të jetë një sezon i vështrë, por ne do të mundohemi t’i fitojmë të gjitha trofetë”, tha mes tjerash Silva.

 

Ai për fund potencoi se ka shumë ndeshje për të luajtur dhe duhet të jenë në formë 100%, fillimisht kundër Uest Hemit në fundjavë.

LEXO EDHE:

Back to top button