Silvinjo me vetëm një ndryshim, Hoxha në vend të Seferit

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Kroacinë, në një duel historik. Të dy ekipet, të fundit në grupin B të EURO 2024, zbresin në fushë me zero pikë dhe dueli shihet si një përballje ‘jetë a vdekje’ për kalimin në raundin e dytë. Kjo ndeshje do të vulosë fatin e një prej ekipeve për vijimin e rrugëtimit europian.

Ndeshja luhet nesër në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut, ndërsa ekipi kuqezi është nisur drejt këtij qyteti nga kampi i stërvitjes në Dortmund. Ndërkohë, pasdite në 17:15 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit të ekipit, Berat Gjimshti. Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo mendohet se do të bëjë vetëm një ndryshim në formacion.

Risia krahasuar me formacionin e ndeshjes me Italinë, pritet të jetë sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Taulant Seferit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë, në portë Strakosha, në mbrojtje Hysaj në të djathtë, si dhe Gjimshiti e Ajeti në qendër.

LEXO EDHE:

Back to top button