Silvinjo, në mesin e selektorëve më të mirë në botë

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe e Statistikave të Futbolli (IFFHS) e ka publikuar listën e 20 selektorëve më të mirë të vitit 2023, ku trajneri i Shqipwrisw, Silvinjo, e zë një vend mjaft të kënaqshëm. Më saktësisht, Silvinjo e gjen veten në vendin e pestë në këtë listë prestigjioze, duke lënë prapa emra të mëdhenj, përfshirë këtu edhe kampionin e botës me Argjentinën, Lionel Skaloni.

Përpara trajnerit brazilian gjenden vetëm Luis de la Fuente i Spanjës, Stiv Klark i Skocisë, Didie Deshamp i Francës dhe Geret Sauthgejt i Anglisë.

Më të mirët e vitit në secilën kategori, kjo e fundit do t’i zgjedhë në fund të muajit janar, si zakonisht, ndërsa juria përbëhet nga anëtarët e IFFHS-,së gazetarët sportivë dhe ekspertë të futbollit nga mbi 100 shtete të botës.

LEXO EDHE:

Back to top button