Silvinjo: Ne përfaqësojmë një komb të tërë

Shqipëria luan dy ndeshjet e fundit kualifikuese në muajin nëntor teksa kuqezinjve udhëtojnë fillimisht në transfertë ndaj Moldavisë më datë 17 nëntor ndërsa tre ditë më pas presin në Air Albanian, Ishujt Faroe. Shqipërisë i duhet një pikë për t’u kualifikuar matematikisht në Euro 2024 teksa në vigjilje të grumbullimit për dy sfidat e radhës në konferencë për shtyp foli trajneri Sylvinho. Braziliani u “ngacmua” edhe rreth së ardhmes së tij, por theksoi se për momentin është totalisht i përqendruar te Shqipëria dhe objektivi për t’u kualifikuar në Europian.
“Po jetojmë një moment të bukur të gjithë. Mendja jonë është te ndeshja, jemi të përqëndruar aty. Duam të shkojmë në Europian, është mirë për vendin, njerëzit. Duhet një sforco e fundit për në Europian. Pastaj jeta e një trajneri nuk është e lehtë. E ardhmja është aty, por nuk e mendoj për momentin. Jam i kënaqur me punën te Shqipëria. Kur erdha këtu m’u desh katër javë të ambientohesha, të kuptoja njerëzit. Mendoj vetëm për ndeshjen e radhës,” tha nw fillim Silvinjo.
“Nuk ka vetëm një çelës suksesi. E rëndësishme është të krijohet besimi i duhur, e nisëm në një transfertë të vështirë me Poloninë. Pavarësisht se humbëm, lojtarët e kuptuan idenë dhe kanë besuar te ne dhe vetja. Kanë dhënë zemrën dhe shpirtin, futbolli është diçka e madhe sepse ne përfaqësojmë një komb të tërë”.
“Bajrami Ka qenë në stol. Edhe herën e fundit kur erdhi në kombëtare, luajti vetëm 23 minuta me skuadrën e tij. Por, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, do të bashkohet me ne nesër,” tha nw fund Silvinjo.