Silvinjo shpalos listën e futbollistëve për sfidat me Serbinë dhe Jordaninë

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026
Trajneri Silvinjo ka zbuluar listën me lojtarët që do të udhëtojnë në Serbi më 11 tetor.
Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Duboçica” në Leskovc, në orën 20:45. Ndërsa miqësorja Shqipëri – Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Ashtu siç është bërë e ditur, sipas marrëveshjes së arritur para nisjes së edicionit kualifikues, nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Leskovc, ashtu siç nuk kishte tifozë serbë në Tiranë.
Seanca e parë stërvitore e Kombëtares…, do të zhvillohet më 6 tetor./Indeksonline/

 

LEXO EDHE:

Back to top button