Simeone: Nuk jam magjistar, por e ndjeja se mund ta bënim këtë ndeshje

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, u paraqit i kënaqur pas fitores bindëse 4-0 ndaj katalanasve, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

45 minutat e para

“Gjetëm një energji të jashtëzakonshme në stadium. Jeta është energji, e shoqëruam atë valë. Interpretimi ishte shumë i mirë, me 4 sulmuesit që shfrytëzuan hapësirat. Herë të tjera flasim për mungesë konkretizimi, sot do të mbahet mend mënyra si luajtëm”.

Një nga netët më të mira

“Kemi pasur netë të rëndësishme, kujtoj atë të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës. Energjia vjen nga stadiumi, luajtëm shumë mirë ndaj një rivali të fortë”.

Molina dhe mesfusha

“Puna shpërblehet. Shikoni si stërvitet Molina. Mungesën e Barrios e zëvendësoi shumë mirë Markos”.

Besimi

“Kam besim te skuadra. Nuk jam magjistar, por e ndjeja se mund ta bënim këtë ndeshje”.

Koke dhe Griezmann

“I dua kështu, të përkushtuar. Koke po bën çmenduri me atë që na jep”.

Julian Alvarez

“Asisti për Lookman ishte fantastik. Julián e ka në gjak golin dhe falë Zotit është rikthyer i plotë, gati për gjithçka që vjen”.

LEXO EDHE:

Back to top button