Simeone, trajneri i 9-të me 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve

Diego Simeone ka kthyer ekipin e Atletiko Madridit në një “të zakonshëm” në Ligën e Kampioneve, duke luajtur me të rregullisht në fazën në grupe e jo vetëm. Në eksperiencën e tij te kjo skuadër, në dy raste ai ka çuar ekipin deri në finalen e turneut më të rëndësishëm për klube në Europë.

Një aventurë e cila bën që ai të shkruajë emrin në historinë e turneut në fjalë në ndeshjen ndaj Interit në fazën me eliminim direkt. Ai regjistroi ndeshjen e 100-të në pankinë për në këtë turne, duke u bërë trajneri i 9-të që arrin këtë shifër.

Emrat e tjerë janë: Ançeloti, Ferguson, Venger, Guardiola, Murinjo, Luçesku, Alegri dhe Klop.

Ai mund të kalojë dy të fundit që në ndeshjen e radhës, pasi janë ndalur në kuotën e 100 ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe nuk marrin pjesë në këtë edicion me skuadrat përkatëse.

LEXO EDHE:

Back to top button