Simone Inzagi: Asllani? U tregua fantastik dhe me shumë personalitet

Simone Inzagi, trajneri i Interit, nuk e fsheh gëzimin për suksesin e arritur përballë Romës, një fitore që i rikthehu shpejt në krye të Serie A. Tekniku zikaltër ka vetëm fjalë pozitive për të besuarit e tij, edhe për Asllanin:

“U treguam të zotë, të durueshëm, të pjekur dhe të kthjellët. San Siro më pas ishte magjik, na tërhoqi nga minuta e parë deri në fund.

Asllani? U tregua fantastik, të futesh në fushë në një sfidë Inter-Roma nuk është e lehtë, por ai u fut me shumë personalitet. Ai e di shumë mirë që të lush për Inter është ndryshe nga Empoli, ai ka cilësi dhe po sillet me shumë profesionalizëm”, u shpreh Inzahi pas ndeshjes.

Shijon këtë fitore edhe vetë Asllani, protagonist kryesor në golin e fitores.

“Nga jashtë kjo sfidë u përfol shumë, por për ne ishte një sfidë si gjithë të tjerat. Arritën të sjellim në shtëpi një fitore të rëndësishme, në një sfidë të vështirë”, u shpreh Asllani.

Ai bëri edhe një koment në lidhje me faktin që nuk u largua nga Inter gjatë verës.

“Viti i shkruar ishte një vit studimi për mua, një vit rritje. Është diçka e madhe të kalosh nga Empoli tek Inter, vitin e shkuar ishte edhe Brozovic, jo vetëm Çalhanoglu. Këtë vit është Çala, ndërsa trajneri po me jep besim”, u shpreh ndër të tjera Kristjan Asllani.

LEXO EDHE:

Back to top button