Interi triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Lacios në transfertë, duke thelluar në +4 diferencën nga ndjekësit e Juventusit. Pas këtij dueli foli edhe trajneri i zikaltërve Simone Inzagi, i cili në prononcimin e dhënë për mediat italiane, nuk i kurseu edhe komentet për shortin e ditës së hënë, teksa mendon se mund të “peshkojnë” Mançester Sitin.
“Këto janë ndeshjet klasike që na bëjnë të lumtur ne trajnerëve. Të gjithë vuajtëm së bashku, duke pranuar pak para një ekipi të shkëlqyer dhe të gjithë së bashku fituam në një fushë që do të jetë e vështirë për të gjithë. Po bën shumë mirë i gjithë ekipi. Sot luajtëm në një fushë të vështirë me shumë mungesa, por ia dolëm mirë. Lacio nuk përfundoi rastësisht në vendin e dytë vitin e kaluar. Ndeshja kundër Lacios është ndryshe nga të tjerat, 22 vite nuk harrohen. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës klubit dhe tifozëve. Jam i lumtur për Interin tim, por i mbaj mend shumë mirë këta tifozë.”
Kë dëshironi në shortin e Champions-It?
Për mendimin tim do të “peshkojmë” Mançester Sitin, gjithsesi të shohim. Të gjitha skuadrat janë shumë të forta, cilado skuadër të dalë do të jetë një provë e rëndësishme.








