Simone Inzagi: Këtë vit kemi shumë probleme fizike

Interi i Inzagit vuajti më shumë se sa pritëj për të kaluar fazën e 16-të të Kupës së Italisë, duke mposhtur Parmën me rezultatin 2-1, në kohën shtesë.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por ne luajtëm shumë mirë. Përgjigjet i mora nga ata që kanë luajtur më pak, edhe pse në fakt do të doja të shmangnim shtesat.
Mungesa e Çalhanoglut, Brozoviçit, Lukaku-s dhe Barella-s? Këtë vit kemi shumë probleme fizike, por tani jemi të fokusuar në ndeshjen kundër Veronës. Ka besim se të dëmtuarit do të shërohen, por ne po i monitorojmë sepse me kaq shumë ndeshje të ngushta ne kemi nevojë për të gjithë.
E theksoj, ata që luajtën ndaj Parmës nuk i konsideroj si zëvendësues, ata janë lojtarë shumë të mirë që munden të nda ndihmojnë në çdo çast. Ata më dhanë një përgjigje pozitive, por ne duhet të vazhdojmë kështu në rrugëtimet tona mes Ligës së Kampionëve, Serie A dhe Kupa e Italisë. Pas një pauze kaq të gjatë nuk është e lehtë, rotacionet do të jenë shumë të rëndësishme”, tha Simone Inzagi pas sfidës.