Simone Inzagi paralajmëron Mançester Sitin dhe Real Madridin

Trajneri i Interit, Simone Inzagi u shpreh i lumtur me arritjen e skuadrës së tij. Ai paralajmëroi Man. Sitin dhe Real Madridin se synojnë ta fitojnë trofeun në finalen e Stambollit.

 

“Nga nesër me siguri do të kuptojmë atë që kemi bërë, ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë kundër skuadrave të mëdha”, tha Inzaghi për “Sky Sports”.

Finalja është një kënaqësi e madhe për ne. Një gol i dëshiruar dhe i marrë me shumë sakrifica, e besova që në ditën e shortit edhe pse e dija se ishte e vështirë. Koha do të na bëjë ta shijojmë edhe më shumë”.

Normalisht, ne jemi atje tani dhe do të bëjmë më të mirën ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Do të shohim gjysmëfinalen tjetër, kushdo që fiton do ta gjejë Interin duke luajtur kundër tyre”, deklaroi Inzagi.

 

Për Interin kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve pas 13 vjetësh dhe që nga viti 2010 kur edhe e fituan trofeun e çmuar.

LEXO EDHE:

Back to top button