Simone Inzagi pret disa rikuperime të rëndësishme para sfidës me Juventusin

Fitorja 2-1 ndaj Fiorentinës ditën e hënë e ngushtoi në 1 pikë diferencën e skuadrës zikaltër ndaj Napoli në renditjen e Serie A. Por tani, për Interin dhe Simone Inzagin është përpara një tjetër sfidë e vështirë, ajo ndaj Juventus të dielën në mbrëmje.

Një ndeshje ku Inter, për herë të parë pas gati dy muajsh, shkon me një përgatitje më të plotë, pasi nuk do të luajë në mesjavë. Kjo do t’i japë mundësi trajnerit Inzagji të punojë me skuadrën dhe të rikuperojë mjaft nga lojtarët e dëmtuar.

Dy prej tyre janë Markus Turam dhe Marko Arnautoviç, të cilët dolën nga ndeshja e fundit të dëmtuar. Për sulmuesin francez, i cili nuk kishte qenë ende në maksimumin e tij, ishte një mavijosje në kyçin e këmbës së majtë. Ndërsa për austriakun duket se problemi ishte më i lehtë, dhe pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Juventus. Gjithsesi, për të dy do të pritet rezultati i testeve që do të kryhen orët në vijim.

Për momentin, Inzagi ka në sulm vetëm Lautaro Martinez, i cili gjithashtu shfaqi shenja lodhjeje në fund të ndeshjes, dhe Zhoakin Korrea, i cili sapo është rikthyer në skuadër pasi pësoi një problem në fillim të janarit. Në mesfushë e mbrojtje, trajneri Inzagi pret Federiko Dimarkon, i cili duhet të shërohet, pasi prej ditësh po lufton me temperaturën. Ndërsa Denzel Damfries, i rikthyer nga pezullimi, me siguri do të jetë kundër bardhezinjve.

LEXO EDHE:

Back to top button