Simptomat që zbulojnë mungesën e mineraleve: Nga lodhja te ngërçet e muskujve dhe dhimbjet e kyçeve
Trupi juaj ka një mënyrë të mahnitshme për t'ju treguar se diçka po ndodh. Nëse jeni duke luftuar me lodhje, ngërçe të rastësishme ose energji të ulët, këto janë simptoma të mungesës së mineraleve.

Mineralet drejtojnë një sërë funksionesh metabolike që përmirësojnë jetën, nga prodhimi i energjisë deri tek mbështetja e sistemit imunitar. Ata shtyhen pak mënjanë kur mendojmë për mënyrat më të mira për të rritur shëndetin.
Nutricionistja Kristen Stavridis beson se mineralet janë jetike për parandalimin e sëmundjeve.
“Ato mbështesin metabolizmin e shëndetshëm dhe mbajnë trupin tonë të funksionojë në mënyrë optimale.” Ne kemi nevojë vetëm për një sasi të vogël të secilit dhe mund t’i marrim ato nga ushqimet që hamë. Shumica prej nesh janë fajtorë që nuk i konsumojmë gjithmonë të gjitha grupet ushqimore që na nevojiten, të cilat janë të mbushura me vitamina dhe minerale vitale që na duhen çdo ditë. Kjo do të thotë se ka shumë shpesh boshllëqe ushqyese në dietat e njerëzve”, shton ajo.
Simptomat e mungesës së hekurit janë buzët e çara, lodhja e muskujve, kruarja e lëkurës, marramendja, dhimbja e kokës, flokët e brishtë.
Mund ta dalloni mungesën e magnezit nëse keni këto simptoma: humbje oreksi, nauze, lodhje, dobësi, pagjumësi, diarre.
Një tjetër mineral i rëndësishëm është zinku dhe do ta dalloni mungesën e tij nëse vëreni këto simptoma: lëkurë të ashpër ose dermatit, shërim të vonuar të plagëve ose ulcerave, shije të dëmtuar.
Thonjtë e brishtë, pagjumësia dhe ngërçet e muskujve janë shenja që tregojnë se trupit tuaj i mungon kalciumi.
Nëse keni mungesë të jodit, atëherë patjetër që do të keni simptomat e mëposhtme: qafë të fryrë, probleme që lidhen me shtatzëninë, rënie të flokëve, lëkurë të thatë, të ftohtë etj.
Mungesa e selenit mund të identifikohet nëse keni simptomat e mëposhtme: infertilitet, lodhje, mjegull mendore.