Siner dhe Sabalenka, ende komandojnë renditjet në tenis

Turnetë e fundit Masters (dhe jo vetëm) të zhvilluara në fushat me dhè në tenis, në Madrid dhe Romë, kanë bërë disa modifikime në renditjen e përgjithshme për meshkuj e femra. Ndërkohë që po afrohet grand slam i Roland Garros.
Italiani Janik Siner mbron kreun e renditjes pas 3 muajsh pushim dhe pikëve të mbledhura në turneun Masters të Romës. Ai është +1500 pikë karshi spanjollit Karlos Alkaraz, që ngjitet në vendin e dytë, duke zbritur Zverevin në të tretin. Vetëm i gjashti serbi Novak Gjokoviç.
Te femrat, tenistja bjelloruse Arina Sabalenka konsolidon pozitat e saj në krye të renditjes, me gati +4000 pikë nga ndjekësja më e afërt. Në podium janë dy tenistet amerikane Koko Gof e Xhesika Pegula, ndërsa polakja Iga Sviatek humbet tri pozicione dhe zbret në vendin e pestë.
Renditja, “top-5” meshkuj
1.Janik Siner, 10.380 pikë
2.Karlos Alkaraz, 8.850 pikë
3.Aleksander Zverev, 7.285 pikë
4.Tejlor Fritz, 4.625 pikë
5.Xhek Drejper, 4.610 pikë
Renditja, “top-5” femra
1.Arina Sabalenka, 10.683 pikë
2.Koko Gof, 6.863 pikë
3.Xhesika Pegula, 6.243 pikë
4.Jasmine Paolini, 5.865 pikë
5.Iga Sviatek, 5.838 pikë