Siner e Alkaraz kalojnë në raundin e tretë, eliminohet Naomi Osaka

Kanë nisur takimet e raundit të dytë në Grand Slam-in e Uimbëlldonit. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Janik Sinner, fitoi 3-1 ndaj patriotit të tij Mateo Berrettini, duke avancuar më tej pas 4 orësh lojë. Nuk zhgënjen as spanjolli Karlos Alkaraz, numri 2 në botë, që mundi 3-0 Aleksandar Vukiç.

Një biletë për në raunin tjetër siguron edhe rusi Daniil Medvedev, ndërkohë që është kualifikuar edhe italiani Fabio Fonjini, që mundi 3-1 norvegjezin Kasper Ruud, numri 6 në botë. Fitojnë edhe rusi Karen Khaçanov, francezi Frances Tiafoe, amerikani Tomi Paul e spanjolli Roberto Bautista Agut.

Te femrat, numri 3 në botë, tenistja amerikane Kori Gauf, mundi 2-0 Anca Todoni dhe avancon më tej. Me 2-1 fiton tenistja ukrainase Elina Svitolina, ndërsa ajo amerikane Danielle Kollins me 2-0 mundi Klara Tauson.

Në raundin e tretë shkon edhe tenistja britanike Ema Radukanu, ndërkohë që u eliminua tenistja amerikane Sloan Stefens. Ka mbyllur rrugëtimin e saj edhe japonezja Naomi Osaka, ndërkohë që avancon Jasmine Paolini e Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button