“Singapor 2022”, pilotët mund të humbasin 5 kg nga pesha!

Çmimi i madh i Singaporit kthehet në kalendarin e Formula 1 këtë edicion, që prej 2019, për t’u dhënë pilotëve sfida të mëdha gjatë garës. Ndonëse temperatura 30 gradë celsius nuk mund të konsiderohet si më e nxehta ndonjëherë, kushtet brenda pistës pritet ta prodhojnë një sfidë shumë më të madhe. E gjitha kjo për shkak të lagështisë së ajrit që mund të arrijë deri në 80 për qind.

Duke i pasur parasysh këto rrethana të mundshme, disa prej pilotëve kanë filluar me përgatitje intensive, në mënyrë që t’i rezistojnë fizikisht këtij moti.

Piloti i Meklarenit, Daniel Rikardo, i ka kryer disa sesione në saunë, për t’u mësuar me atë që do ta presë më pas. Njëjtë bëri edhe Karlos Sainz i Ferrarit.  Një ide e mirë e cila u aplikua nga Daniel Rikardo ishte edhe veshja shumështresore e cila e stërvit pilotin edhe më shumë me vapën.

Siç thuhet në faqen zyrtare të Formula 1, nuk është çudi garën ta mbyllin pilotët me pesë kilogramë më pak.

LEXO EDHE:

Back to top button