Sistemi raketor rus, SHBA-ja kërcënon Turqinë

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar aleatin e NATO-s Turqinë për “pasoja serioze” pasi ushtria turke testoi një sistem të mbrojtjes raketore S-400 të prodhuar nga Rusia. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, “dënon në termat më të fortë të mundshëm provën e Turqisë të 16 Tetorit të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400“, tha zëdhënësi i Pentagonit Xhonathan Hofman në një deklaratë më 23 tetor. “Ne kundërshtojmë testimin e këtij sistemi nga Turqia, i cili rrezikon pasoja serioze për marrëdhëniet tona të sigurisë “, tha Hofman. Në Stamboll, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan konfirmoi se testet ishin realizuar dhe se do të vazhdojnë. “Ne nuk do të kërkojmë leje nga Amerika,” u tha Erdogan gazetarëve. Të dy aleatët e NATO-s kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje rreth sistemit ajror të mbrojtjes S-400.

LEXO EDHE:

Back to top button