Siti dhe Reali shpalosin formacionet zyrtare
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Mançester Siti – Real Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në fazën e çerekfinales, në sistemin prej dy ndeshjeve vendas-mysafirë, Reali e eliminoi Chelsean me rezultat të përgjithshëm 5:4, kurse City e mposhti Atletico Madridin me rezultat minimal 1:0. Ndërkaq, në këtë ndeshje të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në ndeshjet e tyre të fundit në ligat përkatëse, ku Reali e mposhti me rezultat 3:1 Osasunan, kurse City e deklasoi 5:1 Watfordin. Takimi i fundit mes 13 herë fituesit të Ligës së Kampionëve dhe kampionit anglez daton në gusht të vitit 2020, ku asokohe City e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Real Madridin. Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Pep Guardiolan nuk do të paraqiten Cancelo, Mendy dhe Walker, kurse te Carlo Ancelotti mungojnë Diaz, Hazard dhe Jovic.
“Los Blancos” e publikuan formacionin rreth dy orë para fillimit të ndeshjes, gjë të cilën nuk e bën për herë të parë.

Në anën tjetër, 11-shën startuese e ka publikuar edhe City.







